Shoqja nga fshati
Shoqja nga fshati Arkivi i filmit | |
---|---|
[[Figura:|280px]]
| |
Titulli shqip | Një shoqe nga fshati |
Vendi i prodhimit | Tushemisht Pogradec |
Viti i prodhimit | 1980 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 77:23 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Piro Milkani |
Skenari | Ruzhdi Pulaha |
Muzika e filmit | Agim Krajka |
Kameramani | Rudolf Radovani |
Drejtori artistik | Naim Bardhi |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Rajmonda Bulku Violeta Manushi Robert Ndrenika Elvira Diamanti | |
Aktorët tjerë | |
Mirush Kabashi |
"Një shoqe nga fshati" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1980.
Regjia: Piro Milkani, Skenari: Ruzhdi Pulaha, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Agim Krajka.
Aktorët në role
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë:
- Violeta Manushi......Ollgë Stefani
- Rajmonda Bulku......Meli Stefani
- Robert Ndrenika......Agushi
- Elvira Diamanti........ Lulja
- Sotiraq Bratko........ Sotir Bakërxhiu
- Pandi Raidhi........ Bako Këmbora
- Stavri Shkurti........ Sala
- Mirush Kabashi........ Dajo
- Piro Kita........ Bujari, drejtori i shkollës
- Antoneta Papapavli........ Lefka
- Thimi Filipi........ Shefi i Bujqësisë
- Hasan Fico........ ish postjeri i fshatit
- Valentina Caci........Kia
- Katerina Biga........imituesja e Ollgës
- Ina Osmanlliu........
- Sokol Angjeli........
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(mungon shkronja ë) |
Kinokomedi që pason “Zonja nga qyteti” (1976). Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Ne fillim asaj nuk i pëlqente fshati por mentaliteti ose më saktë mania që kishte për të u fashit në momentin kur filloi të njihej me ato banorë aq të mrekullueshëm te fshatit Marene te Pogradecit. Agushi postieri i ri, nuk e lejon vajzën e tij Lulen që të martohet me Tirkën, djalin që e dashuron sepse ka deshirë që ta martojë në qytet, Elbasan. Tirka e gjen shpesh veten në situata të vështira kur Agushi e gjen bashkë me Lulen. Ollga bën të pa mundurën që Tirka dhe Lulja të lidhen sëbashku. Meli vajza e Ollgës tashmë është martuar me Bujarin dhe pret një fëmijë. Ollga ka përgatitur diskutimin për të cilin është njoftuar pasi u vendos në skenën e teatrit komedia 'Zonja nga Qyteti' dhe niset për në qytet sëbashku me Bakon i cili do të nxjerrë lejen e qiftes. Kur hyn në shtëpi asaj i kujtohen momentet para se të largohej për në qytet ku ishte kthyer në shtëpi e xhindosur pasi askush nuk e kishte ndihmuar. Ajo kthehet në Marene pasi ka përfunduar diskutimin dhe merr lajmin se është bërë me një nip. Të gjithë janë mbledhur në shtepinë e Ollgës dhe janë shumë të lumtur. Agushi më në fund e lejon Lulen të martohet me Tirkën. Në fund Ollga i tregon një përrallë nipit të saj që ka të bëjë me jetën e tyre:"Na ishte një Ollgë, na kishte nje çupë dhe na kërkonte dhënder në qytet, na ishte një qytetarke na kishte një çupë po vetë ishte budallaqe" por Bako e merr djalin në krah duke i thënë "Ajo zonja vërtetë ishte ca si hundëpërpjetë dhe mbahej gjoja si përparimtare por ec e ec e ec e ec ajo zonja na u bë shoqe. Ke gjyshe të mirë qerrata."