Piranja
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Piranja | |
---|---|
Një Piranja në kopshtin zoologjik të Memfisit | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Nënklasa: | |
Infraklasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | Géry, 1972
|
Fisi: | |
Gjinia | |
Catoprion |
Piranja bën pjesë në familjen Characidae[1], rendi Characiformë, peshk i ujërave të ëmbla që banon në lumenjtë e Amerikës së Jugut. Në Venezuelë, i quajnë caribe. Janë të njohur për dhëmbët e tyre të mprehtë dhe për oreksin e pangopur për mish.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piranjat gjenden në pellgun e Amazonës, në Orinoko, në lumenjtë e Guajanës, në lumenjtë Paraná-Paraguaj, dhe në sistemin e lumit São Francisco. Disa lloje të piranjës kanë përhapje të gjerë gjeografike, përtej baseneve kryesore të përmendura më lart, ndërsa të tjerët kanë shpërndarje më të kufizuar.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piranjat janë zakonisht rreth 14–26 cm të gjata, edhe pse disa mostra janë raportuar të jetë deri në 43 cm të gjata.
Llojet Serrasalmus, Pristobrycon, Pygocentrus dhe Pygopristis njihen lehtë nga dhëmbët e tyre unikë. Të gjitha Piranjat kanë një rresht të vetëm me dhëmbë të mprehtë në të dyja nofullat. Dhëmbët janë të mbushur dhe të ndërthurur ngushtë, përdoren për shpim të shpejtë dhe prerës.
Dhëmbët në përgjithësi janë trekëndorë dhe të sheshtë si teh në profil. Lloje të tjera piranjash i kanë dhëmbët pesëkëndorë ose të vendosur në dy rradhë.
Lidhja me njerëzit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhëmbët e piranjave përdoren shpesh për të bërë mjete dhe armë nga popullsia indigjene. Piranjat përdoren edhe si ushqim. Në qoftë se një piranja zihet nga grepat e peshkatarëve ajo mund të sulmohet nga ndonjë piranja tjetër.
Në dekadat e fundit mostra të thata piranjash tregtohen si suvenire turistike. Piranjat herë pas here kafshojnë dhe nganjëherë plagosin plazhistë dhe notarë[2]. Por kjo ndodh shumë rrallë as sa kafshimi nga piranjat konsiderohet mq tepër si një akt pakujdesie. Ato shpesh janë një ngatërresë për peshkatarët pasi u vjedhin karremin, sakatojnë prenë e kapur me karrem, shkaktojnë dëme në rrjeta dhe pajisje të tjera.
Disa specie piranje tregtohen për tu mbajtur në akuariume. Kjo gjë është e paligjshme në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Piranja më e zakonshme e akuariumit është Pygocentrus nattereri, piranja bark-kuqe. Këshillohet që piranjat të mos mbahen kurrë në çift pasi do të sulmonin njëra tjetrën, mund të mbahen teke ose në grupe me 3 ose më tepët piranja. Shpesh gjenden individë me një sy të humbur për shkak të një sulmi të mëparshm. Piranjat ka të ngjarë të bëhen të kanibale mbi të tjerët në grupin e tyre, nëse kanë mungesa në ushqim.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Froese, Rainer, and Daniel Pauly, eds. (2006). "Characidae" in FishBase. April 2006 version.
- ^ Piranha Attacks on Humans in Southeast Brazil: Epidemiology, Natural History, and Clinical Treatment, With Description of a Bite Outbreak, Wilderness and Environmental Medicine[lidhje e vdekur]