Jump to content

Juventus F.C.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Juventus)
Juventus
Emri i plotëJuventus Football Club S.p.A.
Pseudonimi(et)
  • La Vecchia Signora
  • La Fidanzata d'Italia
  • La Madama
  • I Bianconeri
  • Le Zebre
  • La Signora Omicidi
  • La Gheuba
Emri i shkurtërJuve, JFC, JUV
Themeluar1 nëntor 1897; 127 vite më parë (1897-11-01), si Sport-Club Juventus[1]
StadiumiAllianz Stadium
Kapaciteti41,507[2]
PronariFamilja Agnelli
PresidentiAndrea Agnelli
MenaxheriMaurizio Sarri
LigaSerie A
2023–24Serie A, 3të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Juventus Football Club S.p.A. (nga Latinishtja iuventus, Italisht: [juˈvɛntus]) njohur zakonisht si Juventus ose thjesht si Juve (prononcuar: [ˈjuːve]),[3] është një klub futbollistik profesionist italian me seli në Torino, Piedmont. Juventusi është klubi i tretë më i vjetër në historinë e Italisë, dhe e ka shpenzuar shimicën e historisë së saj, përveç sezonit 2006–07, në elitën e futbollit italian (njohur si Serie A që nga viti 1929).

Themeluar në vitin 1897 si Sport Club Juventus nga një studentësh të rinjë torinez,[1] ku sëbashku me ta, ishte edhe presidenti i parë i klubit, Eugenio Canfari, dhe vëllai i tij Enrico, autor i kujtesës historike të kompanisë;[4] klubi ka qënë i drejtuar nga famija indrustiale Agnelli që nga viti 1923, e cila përbën partneritetin sportiv më të vjetër në Itali, duke e bërë Juventusin klubin e parë profesionist në vend.

1897–1918: Vitet e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fotografia e parë e klubit të Juventusit, e bërë në vitin 1898.

Juventus u themelua si Sport Club Juventus vonë në vitin 1897 nga nxënësit e shkollës së liceut Massimo D'AzeglioTorino, por u rimemërua si Foot-Ball Club Juventus dy vite më vonë.[1] Klubi u bashkua në Kampionatin Italian të Futbollit gjatë vitin 1900. Në vitin 1904 biznesmeni Ajmone-marsan ringjalli financat e klubit të futbollit Juventus, duke bërë gjithashtu të mundur transferimin nga fusha e stërvitjes Piazza d'Armi në vendin më të përshtatshëm Velodrome Umberto I. Gjatë kësaj kohe skuadra vishte fanella bardh e rozë. Juventus fitoi titullin e parë të kampionatit në vitin 1905 gjatë kohës që luante në fushën e Velodrome Umberto I. Që nga ajo kohë ngjyrat e klubit ndryshuan duke u bërë bardh e zi me vija, frymëzuar nga skuadra angleze Notts County.[5]

Pati një ndarje të klubit në vitin 1906, pasi disa persona nga stafi u larguan nga Torino. Presidenti Alfred Dick[6] ishte i pakënaqur me këtë dhe u largua sëbashku me disa lojtarë të mirënjohur për të themeluar FBC Torino, duke krijuar një ndeshje midis dy klubeve që u quajt Derby della Mole.[7] Juventus kaloi pjesën më të kësaj periudhe në mënyrë të qëndrueshme duke u rindërtuar pas ndarjes, duke i shpëtuar Luftës së Parë Botërore.[5]

1923–1980: Dominimi në ligë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pronari i Fiat Edoardo Agnelli mori kontrollin e klubit në vitin 1923, duke ndërtuar një stadium të ri.[1] Kjo gjë e ndihmoi klubit të siguronte Skuteton (kampionatin) në sezonin 1925–26 duke mposhtur Alba Roma me rezultatin e përgjithshëm 12–1, golat e Antonio Vojak-ut ishin thelbësorë në atë sezon.[5] Klubi e bëri veten forca kryesore e futbollit italian që nga viti 1930, duke u bërë klubi i parë profesionist i shtetit me një bazë tifozësh, gjë që udhëhoqi klubin të fitonte pesë kampionate rresht për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Carlo Carcano dhe nga kori i kombëtares italiane gjatë epokës së Vittorio Pozzo-s.[8] Ekipi përbëhej nga yje si Raimundo Orsi, Luigi Bertolini, Giovanni Ferrari dhe Luis Monti dhe të tjerë.

Sivori, Charles dhe Boniperti.

Juventus lëvizi te Stadio Comunale, por për pjesën e mbetur të viteve 30' dhe për shumicën e viteve 40' nuk ishin në gjëndje për të rimarrë dominimin e kampionatit. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gianni Agnelli u vendos si president nderi.[1] Klubi shtoi dy tituj të tjerë kampionati në palmaresin e saj duke triumfuar në sezonet 1949–50 dhe 1951–52, ku ishte nën drejtimin e anglezit Jesse Carver. Dy sulmues të rinj u blenë në sezonin 1957–58; Uellsiani John Charles dhe Italo-Argjentinasi Omar Sivori, që luajtën sëbashku me pjestarin veteran Giampiero Boniperti. Ky sezon e pa Juventusin të nderohej me yllin e parë në fanellë duke u bërë skuadra e parë italiane që fiton 10 herë titullin kampion në Itali. Në të njëjtën sezon, Omar Sivori u bë lojtari i parë në historinë e klubit që të fitonte çmimin UEFA Futbollisti Europian i Vitit.[9] Në sezonin e ardhshëm ata mposhtën Fiorentinën për të kompletuar dopietën e parë të trofeve vendor (kupë dhe kampionat), duke fituar Serie A dhe Coppa Italia. Boniperti u tërhoq nga futbolli në vitin 1961 si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit, duke e mbyllur me 182 gola në të gjitha kompedicionet, një rekord që qëndroi për plot 45 vite.

Gjatë pjesës së mbetur të dekadës klubi fitoi vetëm një herë ligën në sezonin 1966–67,[5] megjithatë, vitet 1970' panë Juventusin të ngirin dhe forconin pozitën e tyre në futbollit italian. Nën drejtimin e ish lojtarit Čestmír Vycpálek ata fituan Skuteton në sezonin 1971–72 dhe 1972–73 me lojtarë si Roberto Bettega, Franco Causio dhe José Altafini.[5] Gjatë pjesës së mbetur të dekadës ai fituan edhe dy liga të tjera, me mbrojtësin Gaetano Scirea i cili kontriboi në mënyrë të konsiderueshme. Klubi vazhdoi sukseset me trajnerin Giovanni Trapattoni, i cili ndihmoi klubin të vazhdonte dominimin gjatë viteve të para të viteve 1980'.[10][11][12]

1980–1993: Skena evropiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Epoka e Trapattonit ishte shumë e suksesshme në vitet 1980'; klubi e fitoi dekadën shumë mirë, duke fituar titullin edhe tre herë të tjera deri në vitin 1984.[5] Kjo gjë do të thoshte se Juventus e kishte fituar plot 20 herë kampionatin dhe u lejuar që të vendosnin yllin e dytë në fanellë, duke u bërë klubi i vetëm italian që e arrin këtë gjë.[10] Gjatë kësaj kohe lojtarët e klubit ishin tërhequr vëmendje të konsiderueshme; Paolo Rossi ishte emëruar UEFA Futbollisti Evropian i Vitit pas kontributit të tij me Italinë që fitoi Kupën e Botës 1982, ku ai u shpall edhe lojtari i turnamentit.

Francezi Michel Platini gjithashtu u shpall Futbollisti Evropian i Vitit për tre vite rresht; 1983, 1984 dhe 1985, gjë që është një rekord.[9] Juventus është klubi i vetëm që ka lojtarë nga skuadra e vet që e ka fituar këtë çmim për katër vite rresht.[9] Ishte pikërisht Platini i cili shënoi golin e finales në finalen e Kupës Europiane 1985 kundër Liverpool-it, megjithatë kjo festë u prish nga një tragjedi që ndryshoi futbollin europian. Atë vit, Juventus u bë klubi i parë në futbollin europian që fiton tre trofe madhor europian, dhe, pas triumfit të tyre në Kupën Ndërkontinentale, klubi gjithashtu u bë i pari dhe i vetëm që i ka fituar të gjitha trofet e mundshme të konfederatës.

Me përjashtim të fitimit të kampionatit të kontestuar të sezonit 1985–86, pjesa tjetër e viteve 1980' nuk ishte shumë e suksesshme për klubin. Ata duhej të luftonin me Napolin e Diego Maradonës dhe me dy klubet milaneze Milan dhe Inter, që gjithashtu fituan kampionate.[5] Në vitin 1990, Juventus lëzivi në shtëpinë e saj të re, Stadio delle Alpi, e cila u ndërtua për Kupën e Botës 1990.

1994–2004: Titulli i dytë i Ligës së Kampioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Alessandro Del Piero, lojtari me më shumë ndeshje dhe gola të shënuar në historinë e klubit, gjatë sezonit 2007–08.

Marcello Lippi u vendos trajneri i ri i Juventusit në fillimi të sezonit 1994–95.[1] Sezoni i tij i parë nën drejtimin e klubit ishte i suksesshëm, pasi Juventusi titullin e Serie A për herë të parë që nga mesi i viteve 1980'.[5] Disa nga lojtarët më të spikatur gjatë kësaj periudhe ishin Ciro Ferrara, Roberto Baggio, Gianluca Vialli dhe i riu Alessandro Del Piero. Lippi udhëhoqi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, duke mposhtur Ajaxin me penallti pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 1–1 me golin e Fabrizio Ravanelli.[13]

Klubi nuk pushoi shumë pasi fitoi Kupën Europiane, duke sjellë në skuadër lojtarë të klasit botëror si Zinedine Zidane, Filippo Inzaghi dhe Edgar Davids. Brënda Italisë Juventusi fitoi Serie A në sezonet 1996–97 dhe 1997–98, dhe sigurisht UEFA Super Kupën 1996[14] dhe Kupën Interkontinentale.[15] Juventus arriti në finalet e Ligës së Kampioneve të viteve 1997 dhe 1998 gjatë kësaj kohe, por humbën respektivisht kundër Borussia Dortmund dhe Real Madrid.[16][17]

Pas një sezoni mungesë Lippi u rikthye, duke firmosur lojtarë me emra të mëdhenjë si Gianluigi Buffon, David Trezeguet, Pavel Nedvěd dhe Lilian Thuram, duke ndihmuar skuadrën që të fitonte Skuteton në sezonet 2001–02 dhe 2002–03.[5] Juventus ishte gjithashtu pjesë e finales italiane të Ligës së Kampioneve në vitin 2003 por ata u mpshtën nga Milani nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Në vitin e ardhshëm, Lippi u vendos i trajneri i kombëtares italiane, duke sjellë fundin e një prej menaxhimeve më frytdhënëse në historinë e Juventusit.[10]

2004–2007: Skandali i "Calciopoli"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fabio Capello u bë trajneri i Juventusit në vitin 2004, duke e udhëhequr atë në fitimin dy titujve të tjerë të Serie A. Megjithatë, Juventus u bë një nga pesë klubet që kishte lidhje me skandalin e trukimit të ndeshjeve të Serie A, gjë që rezultoi fatale për klubin që e pa veten të binte në Serie B për herë të parë në histori. Klubit gjithashtu j'u hoqën dy titujt e fituar nën drejtimin e Capellos në vitet 2005 dhe 2006.[18]

Shumë lojtarë kyç lanë skuadrën pas rënjes në Serie B, përfshirë francezin Thuram, yllin sulmues Zlatan Ibrahimović dhe mbrojtësin e fuqishëm Fabio Cannavaro. Megjithatë, emra të tjerë të mëdhenjë si Buffon, Del Piero dhe Nedvěd qëndruan për të ndihmuar klubin që të rikthehej në Serie A, kurse të rinjë nga Primavera si Sebastian Giovinco dhe Claudio Marchisio u promovuan në skuadrën e parë. Bianconeri-t u ngjitën në Serie A si fituesit e titullit të sezonit 2006–07 kurse kapiteni Del Perio u nderua me çmimin e golashënuesit më të mirë pas 21 golave të shënuar gjatë sezonit.

2007–2011: Rikthimi në Serie A

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rikthimit në Serie A në sezonin 2007–08, Juventus punësoi italianin Claudio Ranieri si trajnerin e ri.[19] Ata përfunduan të tretët në sezonin e parë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të fazës kualifikuese të 2008–09 Ligës së Kampioneve. Juventus arriti fazën e grupeve, ku ata mposhtën Real Madrid-in brënda dhe jashtë fushe, përpara se të eleminoheshin nga Çelsi në fazën me eleminim direkt. Ranieri u shkarkua pas disa rezultateve jo të suksesshme, dhe Ciro Ferrara si trajner i përkohshëm për dy ndeshjet e fundit të sezonit 2008–09[20] përpara se të vendosej si trajner i skuadrës në sezonin 2009–10.[21]

Skuadra e Juventus-it përpara një ndeshjeje në 2012–13 UEFA Ligën e Kampioneve kundër Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, qëndrimi i shkurtër i Ferrairas ishte e pasuksesshme, me Juventusin që u eleminua nga Liga e Kampioneve dhe Coppa Italia, dhe thjesht duke qëndruar në vendin e gjashtë në ligë në fund të janar 2010, duke bërë që Ferrara të shkarkohej dhe Alberto Zaccheroni të vendosej si trajner i përkohshëm. Zaccheroni nuk e ndihmoi skuadrën të përmirsohej, me Juventusin që e mbylli ligën në vendin e shtatë. Për sezonin 2010–11, Jean-Claude Blanc u zëvëndësua nga Andrea Agnelli si presidenti i klubit. Veprimi i parë që ndërmori Agnelli ishte zëvëndësimi i Zaccheroni-t dhe drejtorit sportiv Alessio Secco respektivisht me trajnerin e Sampdoria-s Luigi Delneri dhe drejtorin sportiv Giuseppe Marotta. Megjithatë, edhe Delneri dështoi të përmirësonte skuadrën dhe u shkarkua. Ish lojtari dhe i preferuari i tifozëve Antonio Conte, i freskët pasi fitoi promovimin me klubin e tij Siena, u emërua si zëvëndësuesi i Delnerit. Në shtator 2011, Juventus u zhvendos Juventus Stadium-in e ri.

2011–vazhdon: Dominimi në futbollin italian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me Conten si trajner, Juventus ishte e pamposhtur për të gjithë sezonin 2011–12Serie A. Gjatë pjesës së dytë të sezonit, skuadra më së shumti konkuronte me rivalët verior të Milanit për vendin e parë të ligës. Juventus e fitoi titullin në javën e 37, pasi triumfoi kundër Kaljarit 2–0, dhe Milan u mposht nga rivalët e qytetit Inter me rezultatin 4–2. Pasi fitoi 3–1 kundër Atalantës në ndeshjen e javës së fundit, Juventus u bë skuadra e parë që e mbylli sezonin pa humbje në formatin me 38 skuadra. Arritjet e tjera të vlefshme përfshijnë fitoren më të madhe jashtë fushe (5–0 kundër Fiorentinës), mbrojtjen më të mirë në Serie A (vetëm 20 gola të pësuar, numri më i vogël i golave të pësuar në formatin aktual) dhe të gjashtën më të mirë në gjashtë ligat europiane të mëdha.[22]

Në sezonin 2013–14, Juventus fitoi Skuteton e tretë rresht me një rekord 102 pikë.[23] Ky ishte titulli i 30-të zyrtar në historinë e klubit.[24] Klubi gjithashtu arriti gjysmë–finalet e Ligës së Europës duke u eleminuar në shtëpi nga Benfica me dhjetë lojtarë, duke humbur mundësinë për të luajtur finalen në Juventus Stadium.[25][26]

Stema e Juventus Football Club ka pasur ndryshime dhe modifikime të vogla që nga viti 1920. Modifikimi i fundit i stemës së Zonjës së Vjetër u bë përpara sezonit 2004–05. Që nga ajo kohë, stema e klubit është një figurë vezake bardh e zi e cila përdoret nga predikuesit italian. Ajo është e ndarë në pesë vija vertikale: dy vija të bardha dhe tre vija të zeza ku brenda janë elementet e mëposhtme; në pjesën e sipërme të saj, është emri i klubit i mbivendosur në një seksion të bardhë konveks, mbi lakim të artë (ar për nder). Në pjesën e poshtëme të stemës bardh e zi është një emblemë dhe një kurorë me ngjyrë të zezë. Poshtë kurorës, gjëndet një dem i zi, ky është gjithashtu simboli i komunës së Torinos.

Ish stema e klubit në vitin 2004

Ekziston edhe një siluetë e zezë e një kurore murale mësipër në bazën e trekëndëshit të zezë sferike. Kjo është një kujtimore për Augusta Tourinorum, qytetit të vjetër të epokës romake i cili është kryeqyteti i tanishëm i rajonit Piemonte dhe është trashëgimtare e saj kulturor.

Në të shkuarën, seksioni konveks i stemës kishte një ngjyrë blu (një tjetër simbol i Torinos) dhe, për më tepër, forma e tij ishte konkav. Mburoja e vjetër franceze dhe kurora murale, edhe në pjesën e poshtme të stemës, kishte një madhësi të konsiderueshme më të madhe në lidhje me të tashmen. Dy yjet e artë për përsosmërinë në sport, ishin të vendosura mbi stemën Juventusit. Gjatë viteve 1980', stema e klubit ishte siluetë e një zebre, në të dy anët e kokës së kalit, dy yjet e arta dhe mbi këtë stemë, duke formuar një hark, emrin e klubit.

Ngjyrat karakteristike të klubit kanë qënë e zeza dhe e bardha. Ata kanë luajtur me këto ngjyra që nga viti 1903. Në fillim, ekipi luante me fanella ngjyrë rozë me kollare të zezë. Ishte babai i një nga lojtarëve të ekipit që i bëri këto fanella.[27] Megjithatë, larja e shpeshtë e tyre bëri që ngjyra rozë të venitej, duke detyruar klubin ti zëvëndësojë. Klubi pyeti një nga pjestarët e ekipit, anglezin John Savage, nëse ai kishte ndonjë kontakt në Angli me ndonjë që mund të krijonte fanellat e tyre me ngjyra që do t'i ruanin elementet. Ai kishte një shok i cili jetonte në Nottingham, i cili ishte mbështetës i Notts County; ai i krijoi fanellat bardh e zi dhe i dërgoi në Torino.[27] Juventus i ka pasur fanellat me këto ngjyra që nga ajo ditë, duke i konsideruar ngjyrat të ishin agresive dhe të fuqishme.[27]

Gjatë historisë, klubi ka marrë disa pseudonime, la Vecchia Signora (Zonja e Vjetër) është shëmbulli më i mirë i pseudonimeve të klubit. Pjesa "e vjetër" e pseudonimit të klubit është një lojë fjalësh në Juventus që do të thotë "e re" në latinisht. Ky pseudonim rrjedh nga mosha e lojtarëve yjeve të Juventusit nga mesi i viteve 1930'. Pjesa "Zonja" është pseudonimi se si tifozët i thërrisnin skuadrën përpara viteve 1930'. Klubi gjithashtu ka pseudonimin la Fidanzata d'Italia (E dashura e Italisë), sepse gjatë viteve ka marrë mbështetje madhore punuesit emgrat të Italisë Jugore (më saktë nga Napoli dhe Palermo), të cilët arritën në Torino për të punuar për FIAT-in që nga vitet 1930'. Pseudonime të tjera përfshijnë; i Bianconeri (Bardh e zinjtë), le zebre (Zebrat[28]) që i referohen ngjyrave të Juventusit. I Gobbi është pseudonimi që është përdorur për të përcaktuar mbështetësit e Juventusit, por është përdorur edhe ndonjëherë për lojtarët e skuadrës. Origjina më e pranuar gjerësisht te pseudonimi i Gobbi daton në vitet pesëdhjetë, kur skuadra Bianconere vishin fanella të mëdhaja. Kur lojtarët vraponin në fushë, fanella, e cila kishte një hapje në gjoks, i jepnin përshtypjen se lojtarët kishin një kurriz të dalë.[29]

Pas dy viteve të para (1897 dhe 1898), gjatë kohës ku Juventusi luante në Parco del Valentino and Parco Cittadella, ndeshjet e tyre mbaheshin në Stadiumin Piazza d'Armi deri në vitin 1908, përveç vitit 1905 (ku klubi fitoi skuteton e parë) dhe 1906, ku ata zhvillonin ndeshjet në Corso Re Umberto.

Nga viti 1909 e deri në vitin 1922, Juventusi i luante kompedicionet vendore të saj në Corso Sebastopoli Camp, përpara se të kalonin në vitin e ardhshëm te Corso marsiglia Camp ku qëndroi deri në vitin 1993, duke fituar katër tituj të ligës. Në fund të vitit 1933, klubi filloi të luante te stadiumi i ri Stadio Mussolini e ndërtuar për organizimin e Kupës së Botës 1934. Pas Luftës së Dytë Botërore stadiumi u riemërua duke u quajtur kështu "Stadio Comunale Vittorio Pozzo". Juventusi i luajti ndeshjet si vendas në atë stadium për plot 57 vite, duke regjistruar gjithsej 890 ndeshje në ligë.[30] Klubi më pas vazhdoi të zhvillonte seancat stërvitore në atë stadium deri në korrik 2003.[31]

Nga viti 1990 e deri në sezonin 2005–06, skuadra torineze luante ndeshjet e saj si vendas në Stadio delle Alpi, e ndërtuar për Kupën e Botës 1990, edhe pse në rrethana shumë të rralla, klubi luajti disa nga ndeshjet e saj si vendas në stadiume si Renzo BarberaPalermo, Dino ManuzziCesena dhe në Stadio Giuseppe MeazzaMilano.[31]

Në gusht 2006, bianconerët u rikthyen të luanin në Stadio Comunale, tani njohur si Stadio Olimpico, pas rikonstruksionit të stadiumit për zhvillimin e 2006 Lojërave Olimpike Dimërore. Në nëntor 2008, Juventus lajmëroi se do të investonte rreth 120 milion për të ndërtuar një "shtëpi" të re, Juventus Stadium, në anën e Delle Alpit. Ndryshe nga stadiumet e tjera, stadiumi i ri nuk do të kishte pistë vrapimi; fusha do të ishte vetëm 7.5 metra larg tifozerisë. Kapaciteti i planifikuar ishte 41,000 vende. Puna filloi gjatë pranverës së vitit 2009 dhe stadiumi u hap më 8 shtator 2011, duke u bërë gati për fillimin e sezonit 2011–12.

Tifozët e Juventusit në fushën e Juventus Stadium pasi klubi fitoi kampionatin në sezonin 2012–13.

Juventus është klubi më i mbështetur në Itali, duke pasur rreth 12 milion tifozë ose Tifosi, duke përfaqsuar përafërsisht 29% e të gjithë tifozëve të futbollit italian sipas një hulumtimi të publikuar në shtator 2010 nga agjencia hulumtuese italiane Demos & Pi, dhe një nga klubet më të mbështetura në botë, me rreth 180 milion tifozë në të gjithë botën (43 milion vetëm në Europë,[32] veçanërisht në vendet e Mesdheut, ku ka një numër të madhë emigrantësh të diasporës italianë që kanë emigruar.[33] Klubi torinez ka degë tifozerishë në të gjithë globin.[34]

Kërkesa për bileta për të parë ndeshjet e Juventusit në shtëpi është e lartë nga tifozë jashtë Torinos; duke sygjeruar që Juventus ka mbështetje të fortë edhe në pjesët e tjera të shtetit. Juve është gjerësisht dhe veçanërisht popullor në të gjithë territorin e Italisë Juguore, Sicilisë dhe Maltës, duke e bërë skuadrën që të ketë ndjekjen më të madhe në ndeshjet e saj jashtë fushe,[35] madje më shumë se në ndeshjet brënda.

Juventus ka rivalitete me dy klube në veçanti. Rivali i tyre tradicional është klubi tjetër torinez Torino F.C. dhe ndeshtjet e zhvilluara midis tyre quhen Derby della Mole (Derbi i Torinos). Rivaliteti daton që nga viti i largët 1900 me Torinon e cila u themelua nga stafi dhe disa nga lojtarët e larguar nga Juventusi.

Rivaliteti i tyre më i madh është me Interin, një tjetër klub i madh i Serie A me vendndodhje në Milano, kryeqyteti i rajonit mik të Lombardisë. Ndeshjet ndërmjet dy klueve quhen Derby d'Italia (Derbi i Italisë) dhe zakonisht të dy klubet kanë qënë në vendet e para të kampionatit, duke e bërë më të madh rivalitetin midis tyre.[36][37] Para se të ndodhte skandali i Calciopolit në vitin 2006 që e detyroi Juventusin të binte në Serie B, ato ishin klubet e vetme që kishin luajtur në çdo sezon të Serie A. Të dy klubet kanë numrin më të madh të tifozëve në Itali dhe rivaliteti i tyre daton që nga vitet 1990', duke arritur kulmin pas Calciopolit, ku Juventus u rikthye në Serie A.[36]

Juventus gjithashtu ka rivalitet me Milanin,[38] Romën,[39] dhe Fiorentinën.[40]

Lista e rekordeve dhe statistikave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Alessandro Del Piero është lojtari me më shumë ndeshje i Juventusit (705) si dhe golashënuesi më i mirë (290).

Sulmuesi Alessandro Del Piero është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Juventusit, duke zhvilluar gjithsej 705 paraqitje në të gjitha kompeticionet.[41] Ai ndiqet nga portieri Gianluigi Buffon, i cili ka zhvilluar gjithsej 667 ndeshje dhe është ende pjesë e ekipit. Në vendin e tretë renditet mbrojtësi Gaetano Scirea, i cili ka zhvilluar 552 ndeshje;[42] ai ishte lojtari me më shumë ndeshje në histori deri më 6 prill 2008, kur ai u kalua nga Del Piero me ndeshjen e tij të 553të.[43]

Giampiero Boniperti e shpenzoi karrierën e tij 17-vjeçare me Juventusin, duke regjistruar 459 ndeshje dhe shënoi 179 gola.

Del Piero është lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e klubit, me 290 gola në të gjitha kompeticionet; ai është golashënuesi më i mirë i Juventusit në Serie A dhe kompeticionet evropiane, duke regjistruar respektivisht 208 dhe 50 gola. Giampiero Boniperti, i cili luajti për klubin në periudhën 1946–1961, ka shënuar 179 gola duke u renditur i dyti. Roberto Bettega renditet në vendin e tretë me një gol më pak se Boniperti. David Trezeguet është golashënuesi i huaj më i mirë në histori; ai ka shënuar gjithsej 171 gola dhe është shënuesi i katërt më i mirë në historinë e Juventusit.[44] Ferenc Hirzer mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon me Juventusin, ai regjistroi 35 gola në 26 ndeshje në Serie A gjatë sezonit 1925–26. Omar Sívori është lojtari që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje të vetëm; ai i shënoi gjashtë gola Interit në sezonin 1960–61.[45] Pietro Anastasi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Kupën e Italisë (30).

Giovanni Trapattoni si trajner i klubit ka vendosur disa rekorde; ai është trajneri më jetgjatë i klubit, duke e drejtuar në dy periudha (1976–1986 dhe 1991–1994), duke qëndruar gjithsej 13 vite.[46] Ai është gjithashtu trajneri që ka drejtuar më shumë ndeshje (596), ka arritur më shumë fitore (319), më shumë barazime (181) dhe ka fituar më shumë trofe (14). Marcello Lippi, një tjetër trajner që ka qëndruar në klub për 8 vite në dy periudha të ndryshme, ka fituar 13 trofe. Massimiliano Allegri ka fituar 11 trofe, përfshirë pesë tituj rresht në Serie A në vetëm pesë sezone.[47]

Juventusi ka vendosur shumë rekorde në Itali; ata janë klubi italian me më shumë trofe (67),[48] kanë fituar më shumë kampionate (35),[49] përfshirë tetë nga viti 2011 e deri në vitin 2019, duke vendosur një rekord të padiskutueshëm.[50] Ata janë ekipi i parë që kanë përfunduar një kampionat pa asnjë humbje, e arritur kjo gjë në sezonin 2011–12.[51] Në sezonin 2013–14, klubi vendosi rekord për numrin e fitoreve në kampionat (33) dhe numrin e pikëve të arritura (102).[23] Fitorja rekord në Serie A është 11–0; kjo është arritur kundër dy ekipeve, Fiorentina dhe Fiumana. Humbja më e madhe në histori është ajo kundër Torinos në sezonin 1912–13 (8–0).

Një pjesë e trofeve të Juventusit të fituar në periudhën 1905–2013 në muzeun e klubit që ndodhet në Juventus Stadium.

Juventusi është klubi më i suksesshëm dhe me më shumë trofe në historinë e futbollit italian. Klubi ka fituar Serie A, ligën elitare të futbollit italian, plot 36 herë,[49] më shumë se çdo klub tjetër në histori.[52] Juventusi fitoi kampionatin rresht nga viti 2011 e deri në vitin 2019. Me tetë tituj rresht të fituar, klubi ka rekordin absolut të kampionateve të fituar rresht, duke thyer rekordin e Interit dhe Torinos (5 tituj rresht). Klubi gjithashtu numëron edhe 13 tituj të Kupës së Italisë, një rekord, përfshirë edhe tre tituj rresht në periudhën 2016–2018; ata janë klubi i vetëm që e kanë fituar kupën në tre sezone rresht. Juventusi gjithashtu ka fituar superkupën në 8 raste, më shumë se çdo klub tjetër.[53]

Në arenën ndërkombëtare, Juventusi ka fituar Ligën e Kampioneve, kompeticioni kryesor evropian i organizuar nga UEFA, dy herë.[54] Ata janë gjithashtu tre herë fitues të Kupës UEFA, kompeticioni i dytë evropian për nga rëndësia.[54] Klubi gjithashtu ka fituar dy herë UEFA Super Kupën dhe një herë Kupën UEFA të Fituesve të Kupës dhe UEFA Kupën Intertoto.[54] Në vitet 1985 dhe 1996, klubi fitoi Kupën Ndërkontinentale, duke u konsideruar de facto kampion bote nga FIFA.[55]

Juventusi gjithsej ka fituar 67 trofe zyrtar.[48] Klubi ka të drejtën të vendosi tre yje të artë në fanellë (italisht stelle d'oro) për shkak se ka fituar më shumë se 30 kampionate. Si njohje për faktin se ka fituar tre kompeticione të UEFA-s, Juventusi u nderua nga konfederata me çmimin simbolik "Pllaka e UEFA-s". Ata janë klubi i parë që u nderuan me këtë çmim.[56]

Trofetë e Juventusit
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Serie A 36 1905, 1925–26, 1930–31, 1931–32, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1949–50, 1951–52, 1957–58, 1959–60, 1960–61, 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1974–75, 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1994–95, 1996–97, 1997–98, 2001–02, 2002–03, 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2018–19, 2019–20
Serie B 1 2006–07
Coppa Italia 13 1937–38, 1941–42, 1958–59, 1959–60, 1964–65, 1978–79, 1982–83, 1989–90, 1994–95, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18
Supercoppa Italiana 8 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015, 2018
Kontinental UEFA Liga e Kampioneve 2 1984–85, 1995–96
Kupa UEFA e Fituesve të Kupës 1 1983–84
Kupa UEFA 3 1976–77, 1989–90, 1992–93
UEFA Super Kupa 2 1984, 1996
UEFA Kupa Intertoto 1 1999
Botëror Kupa Ndërkontinentale 2 1985, 1996
  •   rekord
  • s rekord i ndarë
Redaktuar më 2 gusht 2023[57]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Polonia Pt Wojciech Szczęsny
2 Italia Mb Mattia De Sciglio
3 Brazil Mb Bremer
4 Italia Mb Federico Gatti
5 Italia Mf Manuel Locatelli
6 Brazil Mb Danilo (kapiten)
7 Italia Sm Federico Chiesa
9 Serbia Sm Dušan Vlahović
10 Franca Mf Paul Pogba
11 Serbia Mf Filip Kostić
12 Brazil Mb Alex Sandro
14 Polonia Sm Arkadiusz Milik
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18 Italia Sm Moise Kean
20 Italia Mf Fabio Miretti
21 Brazil Sm Kaio Jorge
22 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Sm Timothy Weah
23 Italia Pt Carlo Pinsoglio
24 Italia Mb Daniele Rugani
25 Franca Mf Adrien Rabiot
30 Argjentina Sm Matías Soulé
36 Italia Pt Mattia Perin
43 Anglia Sm Samuel Iling-Junior
44 Italia Mf Nicolò Fagioli
45 Argjentina Mf Enzo Barrenechea

Juventus Next Gen dhe të rinjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 14 shtator 2022
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
40 Italia Sm Marco Da Graca
41 Italia Pt Giovanni Garofani
42 Italia Mb Tommaso Barbieri
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
43 Anglia Sm Samuel Iling-Junior
45 Argjentina Mf Enzo Barrenechea
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mb Claudio Mosagna (te Chieri deri më 30 qershor 2021)
Italia Mf Luca Clemenza (te Pescara deri më 31 gusht 2020)[58]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Qiproja Mf Grigoris Kastanos (te Pescara deri më 31 gusht 2020)[59]
Italia Mf Hans Nicolussi (te Perugia deri më 31 gusht 2020)[60]

Sektori i të rinjëve të Juventusit njihet si një nga sektorët më të mirë në Itali për prodhimin e talenteve.[61] Jo të gjithë talentët kanë arritur të shkojnë në skuadrën e parë, por shumë të tjerë kanë shijuar një karrierë të suksesshme në ligën kryesore italiane. Nën drejtimin e gjatë të trajnerit Vincenzo Chiarenza, skuadra Primavera (Nën 20) shijoi një periudhë të mrekullueshme, duke fituar të gjithë kompedicionet e moshave nga viti 2004 e deri në vitin 2006.

Sistemi i të rinjëve ka gjithashtu një kontribut të shquar në kombëtaren italiane të moshave dhe në kombëtaren e parë. Fituesi i Kupës së Botës 1934 Gianpiero Combi, fituesi i Medaljes së Artë të vitit 1936 dhe i Kupës së Botës 1938 Pietro Rava, Roberto Bettega, heroi i Kupës së Botës 1982 Paolo Rossi dhe së fundmi, Claudio Marchisio dhe Sebastian Giovinco kanë qënë lojtarë që kan dalë nga sistemi i të rinjëve të klubit dhe kanë arritur të luajnë me skuadrën dhe kombëtaren e parë.[62]

Ashtu si klubi hollandez Ajax dhe shumë klube të Premier Ligës, Juventus ka krijuar disa shkolla dhe akademi edhe jashtë vendit (p.sh. në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Greqi, Arabinë Saudite, Australi dhe Zvicër) dhe kampe të ndyshme në rajone rreth vendit për të gjetur sa më shumë talente.[63]

Shiko gjithashtu Lista e trajnerëve të Juventus F.C.
Pozicioni Stafi
Trajneri Flamuri Masimilliano Allegri
Ndihmës trajneri Flamuri Marco Landucci
Ndihmës trajneri Flamuri Maurizio Trombetta
Trajneri i portierëve Flamuri Claudio Filippi
Trajneri i palestrës Flamuri Simeone Foletti
Drejtuesi i skuadrës Flamuri Matteo Fabris
Mjeku kordinator i zonës Flamuri Fabrizio Tencone
Mjeku i skuadrës Flamuri Luca Stefanini
Fizioterapisti Flamuri Stefano Grani
Kontrolluesi i stëvitjes Flamuri Roberto Sassi

Burimi: Juventus.com( Arkivuar 16 qershor 2013 tek Wayback Machine)

Bordi i drejtorëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lider - Italia Familja Agnelli
President - Italia Andrea Agnelli
President honorar - Italia Franzo Grande Stevens, Giampiero Boniperti
CEO / Drejtor gjeneral - Italia Fabio Paratizi
Kontroller i brendshëm - Italia Marzio Saà, Riccardo Montanaro, Marco Tardelli
Këshillues strategjik / Konsultues transferesh- Italia Roberto Bettega
Drejtor i aktiviteteve sportive - Italia Alessio Secco
Drejtor i Juventus Channel - Italia Giuseppe Gattino
Drejtor i Juventus Center - Italia Vittorio Ferrino

Trajneri i stafit teknik- Italia Masimiliano Allegri
Trajneri ndihmës - Italia Giancarlo Corradini
Trajneri i dytë ndihmës - Italia Narciso Pezzotti
Trajneri i portierit - Italia Michelangelo Rampulla
Fitnes trajnerët - Italia Antonio Pintus dheItalia Andrea Scanavino
Menaxher i ekipit - Italia Gianluca Pessotto
Udhëheqës i sektorit të rinisë - Italia Ciro Ferrara
Udhëheqës i talentëve - Italia Pasquale Sensibile
Udhëheqës i Juventus Soccer School - Italia Marco Marchi

Stafi shëndetësorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtori mjkësor - Italia Dr. Riccardo Agricola
Terapistët sportiv - Italia Dr. Antonio Giordano dhe Italia Dr. Michele Gemignani
Fizioterapistët - Italia Aldo Esposito dhe Italia Luigi Pochettino
Mezoterapirtët - Italia Sergio Giunta, Italia Mauro Caudana dhe Italia Dario Garbiero

Furnizuesit kryesorë dhe sponzorët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Furnizuesit kryesorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b c d e f "Juventus Football Club: The History" [Juventus Football Club: Historia] (në anglisht). Juventus F.C. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2008. Marrë më 11 shkurt 2015.
  2. ^ "Buon compleanno, Juventus Stadium!" [Gëzuar ditëlindjen, Juventus Stadium] (në italisht). Juventus F.C. 8 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2016. Marrë më 8 shtator 2016.
  3. ^ Aidan Fitzmaurice (28 korrik 2010). "Juve tie the 'stuff of dreams' for Rovers" (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 qershor 2011.
  4. ^ "Andrea Agnelli: the 25th chairman of Juventus" [Andrea Agnelli: presidenti i 25të i Juventusit] (në anglisht). Juventus F.C. 19 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2012. Marrë më 18 gusht 2011.
  5. ^ a b c d e f g h i Panini Edizioni Modena (2005). Almanacco Illustrato del Calcio – La Storia 1898–2004 (në anglisht).
  6. ^ Frédéric Dick, djali i Alfred Dick, ishte një futbollistë zviceran dhe u bashkua me skuadrën e Juventus-t që fitoi turnamentin e Kategorisë së Dytës në vitin 1905.
  7. ^ "FIFA Classic Rivalries: Torino vs Juventus" [Rivalitetet klasike të FIFA-s: Torino vs Juventus] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2011. Marrë më 29 qershor 2007.
  8. ^ "Italy – International matches 1930–1939" [Italia – Ndeshjet ndërkombëtare 1930–1939] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 4 janar 2009.
  9. ^ a b c "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or")" [Futbollisti Evropian i Vitit ("Ballon d'Or")] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 8 qershor 2007.
  10. ^ a b c "Albo d'oro Serie A TIM". legaseriea.it (në italisht). Lega Serie A. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2010. Marrë më 21 maj 2012.
  11. ^ "Italy – International matches 1970–1979" [Italia – Ndeshjet ndërkombëtare 1970–1979] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 4 janar 2009.
  12. ^ "Italy – International matches 1980–1989" [Italia – Ndeshjet ndërkombëtare 1980–1989] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 4 janar 2009.
  13. ^ "1995/96: Juve hold their nerve" [1995/96: Juve mban nervat] (në anglisht). UEFA. Marrë më 22 maj 2017.
  14. ^ "1996: Dazzling Juve shine in Paris" [1996: Juvja magjepsëse shkëlqen në Paris] (në anglisht). UEFA. Marrë më 1 mars 2010.
  15. ^ "Toyota Cup 1996" [Kupa Toyota 1996] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2013. Marrë më 26 nëntor 2013.
  16. ^ "UEFA Champions League 1996–97: Final" [UEFA Liga e Kampioneve 1996–97: Finalja] (në anglisht). UEFA. Marrë më 28 maj 2009.
  17. ^ "UEFA Champions League 1997–98: Final" [UEFA Liga e Kampioneve 1997–98: Finalja] (në anglisht). UEFA. Marrë më 20 maj 2008.
  18. ^ "Italian trio relegated to Serie B" [Treshja italiane bie në Serie B] (në anglisht). BBC Sport. 14 korrik 2006. Marrë më 14 korrik 2006.
  19. ^ "Ranieri appointed Juventus coach" [Ranieri punësohet trajneri i Juventus-it] (në anglisht). BBC Sport. 4 qershor 2007. Marrë më 4 qershor 2007.
  20. ^ "Via Ranieri, ecco Ferrara" [Ikën Ranieri, vjen Ferrara] (në italisht). UEFA. Marrë më 19 maj 2009.
  21. ^ "Ferrara handed Juventus reins" (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2009.
  22. ^ "A Scudetto built on defense" [Një Skuteto e ndërtuar mbi mbrojtjen] (në anglisht). Juventus F.C. 15 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2015. Marrë më 15 maj 2012.
  23. ^ a b Jeton Stamolla (19 maj 2014). "Ky Juventus perfekt, me një sezon rekord". Panorama Sport. Marrë më 23 maj 2014.
  24. ^ "Juventus complete Serie A title hat-trick as Roma slump at Catania" [Juventus plotëson tripletën e titujve të Serie A, Roma ngec në Catania] (në anglisht). The Guardian. 5 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014.
  25. ^ "Europa League: 10-man Benfica fends off Juventus, returns to final" [Liga e Evropës: Benfica me 10 veta largon Juventusin, rikthehet në finale] (në anglisht). Sports Illustrated. 1 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014.
  26. ^ Luca Pasquaretta (1 maj 2014). "Juventus-Benfica 0–0: batosta europea Portoghesi in finale, bianconeri eliminati. Battaglia anche nel dopopartita" [Juventus-Benfica 0–0: eliminim evropian, portugezët në finale, bardhezinjtë eliminohen. Betejë edhe pas ndeshjes] (në italisht). Il Messaggero. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014.
  27. ^ a b c "Black & White" [Bardh e zi] (në anglisht). Uebfaqja zyrtare e Notts County F.C. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2010. Marrë më 7 nëntor 2008.
  28. ^ Zebra është maskota zyrtare e Juventus-it sepse vijat e zeza dhe të bardha vertikale në fanellën e tanishme si vendas dhe në stemë mbahen mendë si vijat e zebrët.
  29. ^ Paolo Granzotto (16 qershor 2006). "Juve, la Signora "gobba" che ci prova" (në italisht). Il Giornale. Marrë më 21 dhjetor 2012.
  30. ^ "Juventus places: Olympic Stadium" [Vendet e Juventus-it: Stadiumi Olimpik] (në anglisht). Juventus F.C. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2008. Marrë më 12 mars 2008.
  31. ^ a b "Juventus places: Delle Alpi Stadium" [Vendet e Juventus-it: Stadiumi Delle Alpi] (në anglisht). Juventus F.C. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2008. Marrë më 12 mars 2008.
  32. ^ "Juventus F.C.: nasce l'Associazione Piccoli Azionisti" (në italisht). Borsa Italiana S.p.A. 24 shtator 2010. Marrë më 23 tetor 2010.
  33. ^ "Napoli: Back where they belong" [Napoli: Kthehen aty ku i takojnë] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2015. Marrë më 22 qershor 2007.
  34. ^ "I club esteri" (në italisht). Centro Coordinamento Juventus Club DOC. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2008. Marrë më 1 nëntor 2008.
  35. ^ "Supporters by region" [Tifozët sipas rajonit]. calcioinborsa.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2007. Marrë më 20 shkurt 2015.
  36. ^ a b Sotir Kora (5 dhjetor 2018). "Juventus-Inter, aty ku rivaliteti nuk ka fund!". Gazeta Blic. Marrë më 23 prill 2020.
  37. ^ Jeton Stamolla (23 shkurt 2014). "Juventus-Torino, derbi i rekordeve dhe tabuve". Panorama Sport. Marrë më 23 prill 2020.
  38. ^ "Juve e Milan, la sfida infinita storia di rivalità e di campioni" (në italisht). La Repubblica. 15 maj 2003. Marrë më 23 prill 2020.
  39. ^ "Juve-Roma, rivalità antica" (në italisht). Tuttosport. 31 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2013. Marrë më 23 prill 2020.
  40. ^ "Quell'antica ruggine tra Juve e Fiorentina" [Ai ndryshk antik midis Juves dhe Fiorentinës] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 janar 2009. Marrë më 23 prill 2020.
  41. ^ "Alessandro Del Piero" (në anglisht). World Football. Marrë më 20 prill 2020.
  42. ^ ""Gaetano Scirea" - The exhibition inaugurated at Juventus Museum" ["Gaetano Scirea" - Ekspozita përurohet te Juventus Museum] (në anglisht). Juventus F.C. 3 shtator 2019. Marrë më 20 prill 2020.
  43. ^ "US Palermo 2:3 Juventus" (në anglisht). World Football. 6 prill 2008. Marrë më 20 prill 2020.
  44. ^ Adam Digby (4 janar 2014). "Juventus Goal Scoring Hero David Trezeguet Returns to Turin This Sunday" [Golashënuesi hero i Juventusit David Trezeguet rikthehet në Torino këtë të djelë] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 20 prill 2020.
  45. ^ "Juventus 9–1 Inter Milan" (në anglisht). Football Database. Marrë më 20 prill 2020.
  46. ^ "80 years of Giovanni Trapattoni: best wishes, Mister!" [80 vitet e Giovanni Trapattonit: urimet më të mira, Mister!] (në anglisht). Juventus F.C. 17 mars 2019. Marrë më 20 prill 2020.
  47. ^ "Këta janë 11 trofetë e Allegrit të fituar me Juventusin". rtklive.com. 17 maj 2019. Marrë më 20 prill 2020.
  48. ^ a b "Juventus F.C. – Club achievements" [Juventus F.C. – Arritjet e klubit] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 20 prill 2020.
  49. ^ a b "Honours List" (në italisht). Lega Serie A. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2020. Marrë më 20 prill 2020.
  50. ^ "Juve fiton titullin e tetë radhazi". Koha.net. 20 prill 2019. Marrë më 20 prill 2020.
  51. ^ "Champions Juventus finish season unbeaten" [Kampionët Juventusi e mbyllin sezonin të pamposhtur] (në anglisht). UEFA. 13 maj 2012. Marrë më 20 prill 2020.
  52. ^ "Juventus shpallet kampion në Itali për sezonin 2018-2019". ABC News. 20 prill 2019. Marrë më 20 prill 2020.
  53. ^ "Supercoppa Italiana – All-time standings" [Superkupa e Italisë – Renditja e të gjitha kohërave] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 20 prill 2020.
  54. ^ a b c "Juventus" (në anglisht). UEFA. Marrë më 20 prill 2020.
  55. ^ "We are the champions" [Ne jemi kampionët] (në anglisht). FIFA. 1 dhjetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 20 prill 2020.
  56. ^ "Tutto inizio' con un po' di poesia" [E gjitha filloi me pak poezi] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 maj 1997. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 24 prill 2015.
  57. ^ "First Team" [Ekipi i parë]. juventus.com (në anglisht). Juventus F.C. Marrë më 4 prill 2016.
  58. ^ "UFFICIALE: Pescara, arriva il centrocampista Clemenza" [Zyrtare: Pescara, mbërrin mesfushori Clemenza]. www.tuttomercatoweb.com (në italisht). Tutto Mercato Web. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2020. Marrë më 1 shkurt 2020.
  59. ^ "UFFICIALE: Pescara, colpo Kastanos. Preso in prestito dalla Juve" [Zyrtare: Pescara, godet Kastanos. Vjen në huazim nga Juve]. www.tuttomercatoweb.com (në italisht). Tutto Mercato Web. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2019. Marrë më 22 gusht 2019.
  60. ^ "UFFICIALE: Perugia, preso Nicolussi Caviglia dalla Juventus" [Zyrtare: Perugia, Nicolussi Caviglia në huazim nga Juventus]. www.tuttomercatoweb.com (në italisht). Tutto Mercato Web. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2019. Marrë më 2 shtator 2019.
  61. ^ "Juve, la strategia di Bettega: tornano i giovani" [Juve, strategjia e Bettega: të rinjtë janë rikthyer] (në italisht). Tuttosport. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 9 janar 2010.
  62. ^ "La signora Juventus è ringiovanita bene" [Zonja Juventus po rigjenerohet mirë] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 janar 2009.
  63. ^ "Juventus Soccer Schools International" [Shkollat Ndërkombëtare të Futbollit të Juventusit] (në anglisht). Juventus Soccer School. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2013. Marrë më 16 maj 2010.

Lidhje së jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]