Jump to content

Rryma bërthamore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Energjia bërthamore)

Energjia bërthamore është energji e fituar me metodat e fisionit të kontrolluar në ndërtesa qendrore Centrale Bërthamore. Dielli prodhon drite dhe energji termike,te domosdoshme per jeten ne Toke. Brenda diellit berthamat e hidrogjenit bashkohen per te formuar berthama heliumit. Gjate ketij procesi clirohet energji berthamore.

Kundërthëniet mbi përdorimin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Centralet Bërthamore (1983)
Shteti në ndër.* kapac. neto [MWe] aktiv kapac. neto [MWe]
Egjipti 2 1800 - -
Argjentina 3 1611 2 919
Belgjika 8 5177 6 3457
Brazili 5 5606 1 626
Bullgaria 8 5680 4 1680
RF Gjer. 30 26766 15 9850
RP. Kina 3 2100 - -
RD Gjer. 15 9440 5 1760
Finlanda 4 2160 4 2160
Franca 62 57591 35 26268
B. e Madhe 28 15428 20 9963
India 12 2544 5 1004
Irani 2 2392 - -
Italia 8 5256 3 1297
Japonia 39 28101 27 17697
RSF Jug. 2 1632 1 632
Kanada 25 15424 12 6412
Korea 9 7398 3 1798
Kuba 2 840 - -
Meksika 2 1308 - -
Holanda 2 500 2 500
Austria 1 692 - -
Pakistani 1 125 1 125
Filipinet 2 1240 - -
Polonia 4 1680 - -
Rumania 3 1620 - -
Suedia 12 9470 10 7370
Zvicra 7 5513 4 1926
BRSS 114 97000 40 19090
Spanja 17 13997 5 2840
Afrika J. 2 1844 - -
Taivani 6 4924 4 3110
Çekosllovakia 16 9040 2 840
Hungaria 8 5588 1 397
ShBA 146 135023 82 64900
* Përfshin edhe CB-të aktive

Përdorimi i kësaj energjie për qëllime civile për dallim nga ato ushtarake, pas vitit 1945 deri në fund të viteve '60-ta nuk ka qenë i dyshushëm. Në vitet '60, në ShBA në sipërfaqe dalin lëvizje zë cilat "akceptimin" e deri atëherëshe filluan të vënë në pikëpyetje. Këto lëvizje nuk kishin ndonjë rol të madhe por u pasqyruan në Republikën Federale Gjermane rreth vitit 1971. Më pastaj, ky problem filloj të transformohet nga pakënaqësi e popullit vendas, në pakënaqësi të qeverive poseduese të tyre. Kjo pakënaqësi fillojë të drejtohej shteteve të cilat gjerë në fund të viteve '80 nuk kishin arritur të zhvillonin apo të huazonin teknologjinë e prodhimit të kësaj energjie.

Në fund vitet e shekullit, dhe gjermë në sot në mjetet e informimit gjithnjë e më shumë ka të dhëna për kërcnime të ndërsjellat ndërmjet shteteve poseduese të kësaj energjie dhe atyre që tashmë kanë arritur potencialin e prodhimit të kësaj energjie. Shtyrjet, shpesh sharjet politike të paraqitura në mjete të njoftimit nuk kanë qenë të rralla.

Sido që të jetë, si pasoj e këtyre janë bombardua edhe komplekse të parapara për Centrale Bërthamore siq ishte rasti nga ana e Izraelit në Irak para viteve '80, dhe luftëra e njohur që në mjete të informimit në masë të madhe u zhvillua nën arsyetimin që Iraku kishte armë bërthamore

Zhvillimet aktuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që konsumohej. Rusia energjinë bërthamore e shehë si një mundësi për eksportë. Më anën tjetër në Gjermani, në vitin 2006, 12% e energjis së përdorur vinte nga energjia bërthamore. Përqindje e lartë për një vend që trumpeton për mbylljen e qendrave të energjis bërthmamore.

Vendi i njohur për mundësin e ndërtimit të uzinave bërthamore por që në parashkime nuk ka pasur ndonjë rëndësi kjo është Australia.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ BBCAlbanian.com | News | Fuqitë bërthamore në mbarë botën