Poloniumi

Poloniumi ka simbol Po dhe numër atomik 84. I takon elementeve të grupi 16b. Poloniumi është element radioaktiv, bërthama e të cilit zbërthehet duke emetuar grimca -α. Pasi rrezatimi –α është i dëmshëm për organizmin e njeriut, poloniumi është shumë i rrezikshëm. Ky element ishte zbuluar nga bashkëshortët Kyri.

Grimcat alfa nga poloniumi.

Poloniumi në natyrë paraqitet në minerale të uranit, por në sasi të vogla. Në të vërtetë, poloniumi formohet vazhdimisht me zbërthim radioaktiv të elementeve tjera, por pasi edhe vet zbërthehet, përqëndrimi i tij në minerale ngel konstant.

Gjatë hulumtimit të gjurmëve të elementeve me rreze rentgen është konstatuar se poloniumi gjenet në dy forma, me siguri të dyja metalike, prej të cilave njëra është e ngjashme me plumbin.

Shih dhe këtë

Redakto