Farad
Faradi (simboli: F) është njësia SI e kapacitancës. është e emëruar sipas fizikantit Britanik majkell Faradei.
- Kjo është për njësinë e matjes së kapacitances. Për njësinë e ngarkesës shikoni, Faradei (njësi).
Përcaktimi
RedaktoFaradi përcaktohet si sasia e kapacitancës për të cilën një diferencë potenciale prej një volt rezulton në një ngarkese statike prej një kulomb. Në SI ajo paraitet me s4A2m−2kg−1. Meqenëse një amper është shpejtësia e rrjedhës elektrike (korrenti) të një kulomb për sekondë, një përcaktim alternativ është së faradi është njësia e kapacitancës që kërkohet për një sekonde për një rrjedhe ngarkese prej një amper që të ndryshoje voltazhin me një volt. Relacione të tjera jepen më poshtë :
F qëndron për Farad, A për Amper, s për sekonda, V për Volt, C për Kulomb, J për Xhul, N për Njuton, m për metër, kg për kilogram.
Shpjegimi
RedaktoMeqenëse faradi është një njësi shumë e madhe në krahasim më kërkesat në pajisjet tipike elektrike, vlerat e kapacitoreve jepen zakonisht në mikrofaradë (μF), nanofaradë (nF), ose pikofaradë (pF). Meqenëse shkronja greke μ zakonisht shkakton probleme tipografike, natacioni uF përdoret në vend të μF në literaturën elektronike. Vlera shumë të vogla të kapacitoreve si ato në qarqet e integruara jepen në femtofaradë, një femtofarad është i barabarte me 10−15 F. Teknologji të reja kanë arritur në prodhimin e të ashtuquajturve superkapacitore të cilët ofrojnë sasi deri në rendin e kilofaradeve.
Faradi nuk duhet të ngatërrohet me faradei, një njësi e vjetër që në literaturën e sotme është zëvendësuar më njësinë kulomb.
Kapacitori në vendet Evropiane njihet edhe si kondensator.
Shikoni gjithashtu
RedaktoReferime
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Farad unit conversion tool Arkivuar 17 qershor 2021 tek Wayback Machine